Flash

Meta në Tropojë, Hajdari porosi: Mos harroni t’i thoni tim eti...

Lapsi.al 5 July 2019
Meta në Tropojë, Hajdari porosi: Mos harroni t’i thoni tim

Kryetarja e grupit parlamentar të demokratëve, Rudina Hajdari, ka reaguar në lidhje me vizitën e ditës së sotme të presidentit të Republikës, Ilir Meta, në qytetin e Tropojës, ku do të marrë pjesë në një aktivitet në nderim të liderit të lëvizjes studentore të vitit 1990-1991, Azem Hajdarit.

Deputetja ka denoncuar se është penguar të shkojë në Tropojë, “sepse kështu urdhëroi Partia”, duke u kërkuar kreut të shtetit dhe kryebashkiakut aktual, Besnik Dushajt, që të lënë një mesazh në bustin e të atit, Azemit.

"Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim ati në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim ati që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vij në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë."- shkruan Hajdari.

 

 

Të këshilluara

Shënkoll/ I burgosuri i vë flakën qelisë

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në burgun e Shënkollit. Prej depresionit, një i paraburgosur i ka vënë flakën qelisë. Bëhet fjalë për të burgosurin Artur Ferketa...

12:18

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI