Flash

Samiti i Poznanit/ Lleshaj në takim me homologët për të diskutuar për Ballkanin Perëndimor

Lapsi.al 5 July 2019
Samiti i Poznanit/ Lleshaj në takim me homologët për të

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mori pjesë në Takimin Ndërministerial të Ministrave të Brendshëm të vendeve të përfshira në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

Kjo veprimtari u zhvillua në kuadër të Samitit të Poznanit për Ballkanin Perëndimor.

Takimi u zhvillua nën koordinimin e Ministres së Brendshme dhe Administratës të Polonisë, Elżbieta Witek.

Takimi u përqendrua në çështje të informacionit, emigracionit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit ekonomik e financiar si çështje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në funksion të integrimit europian të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Lleshaj paraqiti arritjet e Shqipërisë në fushat që ishin objekt i takimit si dhe prioritetet e avancimit të mëtejshëm të agjendës së integrimit europian të vendit në fushën e sigurisë. Gjatë veprimtarisë, Lleshaj zhvilloi takime të shkurtra me disa prej ministrave pjesëmarrës.

Të këshilluara

Ish-zv.ministrja e Ramës: Jemi në kaos...

“Konsolidimi fiskal, modeli i ri ekonomik, shfaqen sot anemik e të dobët, duke rritur pasigurinë mbi të ardhmen”. Janë fjalë të Irena Beqiraj, ish zv/ministre e...

21:30

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI