Flash

"Asnjë hap pas!", thirrja e Bashës për protestën: Të hënën, bashkë me familjet (VIDEO)

Lapsi.al 5 July 2019
"Asnjë hap pas!", thirrja e Bashës për protestën:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu është drejtuar qytetarëve me thirrjen për t’iu bashkuar protestës së 10 në radhë në rang kombëtar të opozitës së bashkuar joparlamentare.

Basha në mesazhin e postuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, thekson se 30 qershori dëshmoi qartë se 85% e shqiptarëve refuzuan kryeministrin Edi Rama.

Në përmbyllje të postimit të tij, kryedemokrati zotohet se nuk do të ketë asnjë hap pas, duke publikuar bashkangjitur një video me filmime nga zgjedhjet vendore, ku thuhet se u vra pluralizmi dhe Kushtetuta.

Postimi i Bashës

Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!

Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!

Asnjë hap pas! #RamaIk

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/473314776761570/?v=473314776761570

 

 

 

Të këshilluara

Ish-zv.ministrja e Ramës: Jemi në kaos...

“Konsolidimi fiskal, modeli i ri ekonomik, shfaqen sot anemik e të dobët, duke rritur pasigurinë mbi të ardhmen”. Janë fjalë të Irena Beqiraj, ish zv/ministre e...

21:30

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI