Flash

PD publikon shifrat: Në mbi 20 bashki, pjesëmarrja është manipuluar me më shumë se 5%

Lapsi.al 5 July 2019
PD publikon shifrat: Në mbi 20 bashki, pjesëmarrja është

Partia Demokratike ka publikuar një tabelë me shifra nga 20 bashki të vendit, për të faktuar se si të dhënat për numrin e pjesëmarrësve në votimet e 30 qershorit, u manipuluan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, deklaroi se për të mbuluar dështimin, braktisjen, refuzimin e 85% të popullsisë, kryeministrit Edi Rama i duhet të ruante në letra rezultatin e 2017. “Gjithmonë, duke marrë në konsideratë të dhënat e fallsifikuara të vetë KQZ-së, ndryshimi i pjesëmarrjes nga deklarimet e mbrëmjes së 30 Qershorit tek finalja, është drastik për 1/3 e bashkive të vendit. Falsifikimi nuk lëviz me 1 përqind, por me 5, 10, 20, 30 dhe 40 përqind.”- tha Kaso.

 

 

Kaso shtoi se për këtë qëllim përdori anëtarët e Komisionit Qendror të Vjedhjeve dhe komisionerët për të mbushur kutitë dhe për të rritur numrin e pjesëmarrësve. “Janë mbi 20 bashki me mbi 5% të manipulimit. 1/3 e bashkive ku është shtuar më shumë se gjysma e votave, që km në minorancë të mbulojë dështimin e 30 qershorit.”- u shpreh Sekretari për Çështjet Zgjedhore.

 

Të këshilluara

Shënkoll/ I burgosuri i vë flakën qelisë

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në burgun e Shënkollit. Prej depresionit, një i paraburgosur i ka vënë flakën qelisë. Bëhet fjalë për të burgosurin Artur Ferketa...

12:18

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI