Flash

"O m*t, do të vras ty edhe familjen", zbulohet mesazhi kërcënues ndaj Klement Zgurit

Lapsi.al 5 July 2019
"O m*t, do të vras ty edhe familjen", zbulohet mesazhi

Është zbuluar mesazhi kanosës i dërguar në llogarinë personale në “Facebook” të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Klement Zguri. “O m*t, do të vras ty edhe familjen.”- është mesazhi që mësohet se i është adresuar Zgurit nga shtetasi E.Pjetrini.

Kreu i KQZ-së është marrë në mbrojtje nga një numër i lartë efektivesh të Gardës së Republikës, të cilët ndodhën në zyrën e tij, por edhe në ambientet e KQZ. Po ashtu, edhe familja e Zgurit, është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit.

Ky kërcënim vjen një ditë pas përplasjeve në KQZ në lidhje me hapjen e kutive të votimit të 30 qershorit.

Arsye të tjera që mund të qendrojnë pas kërcënimit, mendohet të jenë qëndrimet që Zguri ka mbajtur ndaj zgjedhjeve vendore.

 

Të këshilluara

Shënkoll/ I burgosuri i vë flakën qelisë

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në burgun e Shënkollit. Prej depresionit, një i paraburgosur i ka vënë flakën qelisë. Bëhet fjalë për të burgosurin Artur Ferketa...

12:18

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI