Flash

Dibër/ Dy persona ndalohen nga policia për shkak të përplasjeve në KZAZ më 28 qershor

Lapsi.al 5 July 2019
Dibër/ Dy persona ndalohen nga policia për shkak të

Policia e Dibrës ka ndaluar dy persona për shkak të përplasjeve të ndodhura më 28 qershor jashtë KZAZ numër 19 në Peshkopi.

Të ndaluarit janë Vladimir Kojku, protestues dhe sekretari i grupseksionit të PD në Dibër, Melis Nela.

Gjatë protestës në KZAZ më 28 qershor pati përplasje të ashpra mes policisë dhe mbështetësve të opozitës.

Këta të fundit tentuan të çanin kordonin e policisë për t’u futur brenda KZAZ-së dhe për të djegur materialet zgjedhore, por u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës.

Protesta vijoi për orë të tëra, ndërsa pati disa të lënduar dhe shumë të shoqëruar. 13 persona të tjerë të ndaluar për protestën u liruan nga gjykata më 2 korrik.

Të këshilluara

Shënkoll/ I burgosuri i vë flakën qelisë

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në burgun e Shënkollit. Prej depresionit, një i paraburgosur i ka vënë flakën qelisë. Bëhet fjalë për të burgosurin Artur Ferketa...

12:18

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI