Flash

Rama: Një ndër shqetësimet e mija më të mëdha ka qenë kriminaliteti

Lapsi.al 2 July 2019
Rama: Një ndër shqetësimet e mija më të mëdha ka

Në takimin me drejtues të policisë së shtetit ku kryeministri Rama shprehu mirënjohjen për menaxhimin e situatës gjatë kësaj periudhe, ai ndau shqetësimin që ka patur para datës 30 qershor në lidhje me kriminalitetin në vend.

“Dua t’ju rrëfej sot juve dhe publikut se një ndër shqetësimet e mia më të mëdha të gjithë periudhës së trazuar nga politika e rrugës, ka qenë impakti mbi kriminalitetin, stimulues për paligjshmërinë. Por me vjen mirë që me gjithë mbingarkesën e rendë, prej sulmeve vandale, si edhe po ashtu për të garantuar një fushatë zgjedhore, policia arriti të bëjë mirë edhe detyrat e saj të përditshme.

Shifrat e kriminalitetit janë mbajtur nën kontroll. Vjedhjet kanë rënë nga 8 në 5. Vjedhja e dhunshme ka rënë nga 45 në 55. Vjedhja e banesave të lokaleve po ashtu ka rënie po ashtu edhe në shpërthimin e eksplozivëve nëse nuk numërojnë molotovët efishekzjarret.  Bilanci është i kënaqshmëm, atmosfera politike në favor të krimit, nuk ka rritur të ndikojë më shumë falë jush.” u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI