Veç numrit të ulët të pjesëmarrësve, në votimet e 30 qershorit, u vu re dhe një numër i madh votash të pavlefshme, ku shumë prej tyre duket të jenë “djegur” qëllimisht nga votuesit.
Nga shprehja e dashurisë, e deri tek revolta politike, votuesit kanë zgjedhur mesazhe pikante në fletët që kanë hedhur në kutitë e votimit, mesazhe të cilat janë bërë virale më pas në rrjet.
Nëpër fletë votimi kishte të shkruar “Më detyruan” “Nuk jam dele”, apo dhe “Kecat e dajës”, por edhe mesazhe dashurie si: “Për ty Redona, kam rënë në dashuri”. ©LAPSI.al





