Flash

Ish-kryetari i KQZ: Mosrakordimi i shifrave tregon se procesi nuk është në rregull

Lapsi.al 1 July 2019
Ish-kryetari i KQZ: Mosrakordimi i shifrave tregon se procesi nuk

“Këto nuk janë zgjedhje, janë një proces votimi, dhe madje një proces votimi shumë i sforcuar, pasi nuk zhvillohen në një terren ligjor”. Kështu u shpreh për Mapon ish-kryetar i KQZ-së, Kristaq Kume duke komentuar procesin e votimeve të mbajtura më 30 qershor.

Mosrakordimi i shifrave të pjesëmarrjes me shifrat e votave në rezultatet paraprake të dhëna nga KZAZ-të tregon se administrimi i procesit nuk është në rregull, sipas tij, dhe ky është një shkak për përsëritje të votimeve.

Por Kume nuk nxitohet në dhënien e një opinioni në këtë drejtim pasi sipas tij duhen para shifrat në procesverbalet e KZAZ-ve dhe jo shifrat e raportuara prej tyre në KQZ me telefon.

“Problemi duhet parë në shifrat e procesverbaleve ku duhet të shënohet numri i saktë i votuesve, numri i pjesëmarrjes në votime, numri i fletëve të votimit të vlefshme, numri i fletëve të votimit të pavlefshme. Nëse mes këtyre shifrave ka mopërputhje, atëherë përbën një problem, tregon që procesi nuk është administruar si duhet”, thotë ai.

Ish-kryetari i KQZ-së e sheh këtë institucion në një pozicion jo të rehatshëm gjatë këtij procesi dhe rolin e kryetarit të KQZ-së po ashtu të vështirë. Sipas Kumes, shpalljen përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve me siguri do ta bëjë Kolegji Zgjedhor nëse KQZ nuk do të arrijë të marrë vendim me 5 vota.

Sipas Kumes, ky proces nuk ishte demokratik sepse i është larguar parimeve themelore të proceseve zgjedhore demokratike, ku votuesit duhet të zgjedhin mes alternativave të ndryshme.

Të këshilluara

Zjarr në një banesë në Elbasan

Një banesë është përshirë nga zjarri pasditen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Kala" të qytetit. Mësohet se në banesën e përfshirë nga zjarri n...

18:51

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI