Flash

Pas SHBA edhe BE: Zgjedhjet të qeta dhe të rregullta

Lapsi.al 1 July 2019
Pas SHBA edhe BE: Zgjedhjet të qeta dhe të rregullta

Pas SHBA-së, edhe BE ka reaguar për zgjedhjet e 30 qershorit. Zëdhënësja e BE, Maja Kocijancic thotë se pavarësisht ndarjes politike, zgjedhjet ishin të rregullta.

“Zgjedhjet lokale të zhvilluara në Shqipëri të dielën më 30 qershor u zhvilluan në një kontekst të ndarjes politike, por në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt. Ne morëm parasysh të gjitha vërejtjet paraprake të bëra nga shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE / ODIHR.

Organet lokale të sapozgjedhura tani duhet të jenë në gjendje të punojnë sipas kompetencave të tyre kushtetuese, në dobi të qytetarëve të vendit. Siç thuhet në mënyrë të përsëritur: qeveria dhe opozita duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike.

Të gjitha institucionet shqiptare dhe udhëheqësit politikë tani duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në vijueshmërinë e zbatimit të procesit të reformës, duke përfshirë rinisjen e reformës së iniciuar më parë të legjislacionit zgjedhor për të adresuar rekomandimet e ODIHR-it”, - thuhet në reagimin e saj.

Të këshilluara

Zjarr në një banesë në Elbasan

Një banesë është përshirë nga zjarri pasditen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Kala" të qytetit. Mësohet se në banesën e përfshirë nga zjarri n...

18:51

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI