Pas konferencës për mediat, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur të kalojë darkën mbrëmjen e së hënës me një grup artistësh. Nga fotot më poshtë duket se ai ndodhet në shoqërinë e disa intelektualëve, aktorë dhe artistëve, përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Ata mbështetën nismën “EdheUnë” të artistit Bujar Kapexhiu, ku me anë të të cilës u shprehën se do të refuzonin të votonin në 30 qershor, pasi në të shumtën e bashkive garonte vetëm një kandidat i vetëm. ©LAPSI.al


