Flash

Meta: Grupi i strukturuar që drejton vendin është PPPd

Lapsi.al 2 July 2019
Meta: Grupi i strukturuar që drejton vendin është PPPd

Gjatë konferencës së sotme para gazetarëve, Presidenti Meta u shpreh se është një grup i strukturuar që drejton vendin, të cilin ai e quajti PPPb, duke shpjeguar më pas edhe kuptimin.

“PPPd është grupi i strukturuar që do të kapë shteti. P-ja e parë janë politikanët, P-ja e dytë është propaganda e dini ju. P-ja tjetër është policia, por jo në kuptimin e Policisë së Shtetit por rrugët policeske që ndiqen për të bërë shantazh ndaj politikanëve, sipërmarrësve etj, forma këto në kundërshtim me shtetin ligjor. Ndërsa “d”-ja e vogëljanë disa nga diplomatët që kanë braktisur detyrën dhe misionin e tyre dhe që raportojë sipas qefjit të Ramës”,- tha ai.

“Prej kohësh, i kam bërë të qartë Bashës, Kryemadhit dhe Berishës, që të jenë të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPP, dhe një ‘d’ e vogël. Është një grup i strukturuar, i kanë gjetur dhe njeriun e duhur, që nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë, edhe pse Presidenti për muaj të tërë i kërkoi dhe tregoi rrugën e zgjidhjes”, tha ai më herët.

Ndërsa i pyetur nëse ndjehet President fiktiv, në një kohë që qeveria nuk i njeh më dekretet e tij Meta u përgjigj prerë: “Nuk ndjehem fiktiv se 85% e shqiptarëve e bojkotoi këtë farsën e zgjedhjeve”.

Sa për kryeministrin, Meta shtoi se, “Sot ai duhet të “thellohet”, pasi “reflektimin”, siç shtoi, e kishte deri të shtunën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI