Ambasadorja e OSBE në Shqipëri, Audrey Glover, e pyetur nga gazetarët në lidhje me perspektivën e çertifikimit të zgjedhjeve, nëse do të quhen ose jo ato, u shpreh se kjo është punë e autoriteteve shqiptare.
"Në fakt nuk është puna jonë që të certifikojmë zgjedhjet, por e autoriteteve shqiptare. Nuk është mandati ynë të bëjmë një gjë të tillë, në raportin tonë përfundimtar do të tregojmë qëndrimin tonë. Nuk mund të themi ende nëse janë plotësuar standartët", u shpreh Audrey Glover.