Gjatë prezantimit të gjetjeve dhe përfundimeve paraprake pas monitorimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, shefja e misionit të OSBE-ODIHR, Audrey Glover, u pyet nga gazetarët nëse standardet që u demostruan ditën e ndjeshme gjatë procesit të votimit, janë normale dhe të pranueshme për t’i hapur Shqipërisë dyert e Bashkimit Evropian.
“Unë dua të them që në zgjedhjet e 1996 nuk isha fizikisht këtu edhe pse isha shefe e burimeve njerëzore. Sa i përket pyetjes tuaj lidhur me standardet dhe hapjes së negociatave nuk është në fakt pyetje për ne, por për përfaqësues BE.”- tha Glover, duke mbajtur një qendrim evaziv dhe duke iu shmangur pyetjes.
Ndërsa, lidhur me çertifikimin e zgjedhjeve të djeshme, ku në një numër të konsiderueshëm nga 61 bashki të vendit, gara përfaësohej nga një kandidat i vetëm, Glover u shpreh se kjo kompetencë u përket institucioneve dhe gjykatave. “Nuk është puna jonë të certifikojmë zgjedhjet, për 2 muaj do të dalim me një raport te detajuar. Certifikimi i tyre është në autoritetin e këtij institucioneve të këtij vendi si dhe gjykatave.”