Në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në Shkodër vijojnë tensionet dhe përplasjet mes forcave policore dhe përkrahësve të opozitës.
Kryebashkiakja Voltana Ademi, ka shprehur vendosmërinë për të vijuar me lirimin e ambienteve të KZAZ-ve për të mos lejuar zhvillimin normal të procesit zgjedhor, në respektim të dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Pas përplasjeve të forta në KZAZ-të e Shkodrës, Ademi ka kallëzuar penalisht drejtorin e Policisë së Shkodrës, KQZ-nw dhe Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës, pasi i akuzon për veprat penale, si: “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, Dhunim të institucioneve shtetërore.
Këtë mesditë, tensionet u zhvilluan në KZAZ nr. 3, që është vendosur në shkollën “Shejnaze Juka”. Ditën e djeshme, si pasojë e përplasjes me forcat e Policisë, u arrestuan në total nga qytete të ndryshme, përfshirë Tiranën, rreth 200 persona dhe janë shpallur proceduar me qindra të tjerë.



