Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjëllë një mesazh në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” referuar protestës së nëntë në radhë në rang kombëtar të opozitës së bashkuar joparlamentare, që pritet të nisë në orën 20:00.
Duke shpërndarë materialin filmik të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-kryeministri paralajmëron një pjesëmarrje masive në protestën para godinës së Kryeministrisë dhe të Parlamentit, ku sikurse në herët e kaluara, do të mblidhen qytetarë nga i gjithë vendi.
“Cunami i jashtëzakonshëm po afron. Tirana dhe Shqipëria çajnë sheshet dhe rrugët e Tiranës! Rama i lemeritur drejt vrimës së miut! Sb”, shkruan Berisha bashkëngjitur video-mesazhit të protestës.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1342488769237989/?v=1342488769237989