Flash

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Basha: Injoroni Tv Klan dhe Top Channel, “vegla qorre” të Ramës

Lapsi.al 20 June 2019
Basha: Injoroni Tv Klan dhe Top Channel, “vegla qorre” të

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndërhyrë me telefon në emisionin Opinion ku ka bërë shigjetime të forta ndaj vetë Tv Klan dhe Top Channel. Sipas tij, këto ekrane janë të blera nga qeveria.

“Nuk mund të mos dënoj me ashpërsinë më të madhe veglat qorre të propagandës qeveritare, siç është emisioni “Stop” në tv Klan, si dhe emisioni tjetër në Top Channel, dy vegla qorre të propagandës qeveritare në dy televizionet kombëtare, të cilat i janë bashkuar sot korit të sorrave në panik, të qeverisë, për të përhapur panik për ditën e nesërme.

Unë dua t’i dënoj me ashpërsinë më të madhe dhe t’u them qytetarëve: “Injorojini këto vegla qorre!” Ato paguhen me paratë që ju vidhen ju. Këto televizione janë në shërbim të qeverisë.

Duke shprehur vlerësimin për transparencën që emisioni juaj ka bërë gjatë këtyre ditëve dhe javëve plot me ngjarje shokuese, dua ta bëj fare të qartë se këto vegla qorre kanë një dhe vetëm një qëllim, t’i shërbejnë propagandës qeveritare. Kjo tregon panikun që ka kapur Edi Ramën” – tha Basha që garantoi se protesta e së premtes do të jetë paqësore.

“Unë nesër do të dal në protestë me familjen time, me dy vajzat e mia dhe u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të vijnë me fëmijët e tyre, me bashkëshortet e tyre, sepse do të jetë protesta më e madhe dhe më qytetare që ka njohur ndonjëherë Shqipëria.

Përpjekjet për të amnistuar krimet me të cilat është kapur në flagrancë Edi Rama, duke inkriminuar opozitën kanë dështuar tashmë . shqiptarëve ju them se unë do të dal me vajzat e mia, me gruan time dhe ju bëj thirrje: merrni fëmijët me vete.

Nuk do të ketë asgjë. Nuk do të ketë absolutisht asgjë që të kërcënojë një fije floku të një qytetari apo të një punonjësi të ndershëm të rendit. Kemi marrë të gjitha masat për të neutralizuar çdo provokator të qeverisë në bashkëpunim me shërbimet inteligjente të vendeve partnere në Tiranë me të cilët kam qenë në komunikim sot dhe dje” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI