Flash

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Shkodra në shtetrrethim, Rama: Ky qytet është sfidë për mua

Lapsi.al 20 June 2019
Shkodra në shtetrrethim, Rama: Ky qytet është sfidë për

Në shtetrrethim kryeministri Edi Rama mbajti mitingun elektoral në Shkodër. Ndërsa rreth tij protestonte opozita dhe hidhej gaz lotsjellës, kryeministri fliste para të vetëve. Kreu i qeverisë tha se Shkodra për të ishte sfidë.

“Dua t’u them diçka, jo vetëm socialistëve, por edhe demokratëve. 4 vjet më parë u thashë vlonjatëve se ishte koha për një kapitull transformimi. Sot Vlora nuk njihet. Shkodra e 4 viteve të ardhshme është edhe sfida ime personale, do bëj më shumë se 30 vite të marra bashkë” – tha Rama që nuk i kurseu akuzat për kryebashkiaken Voltana Ademi.

“Ata që e drejtonin sot kanë dalë në rrugë të madhe. Dinë vetëm të bëjnë shantazh, kaos dhe Molotov. Voltana Ademi, drejtuesja më e paaftë në historinë e bashkive, të majta dhe të djathta që kur është hapur bashkia e parë në vend”, - tha Rama.

Mitingu u hap nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati që tha se ka ardhur koha që Shkodra të përqafojë zhvillimin dhe të përmirësojë jetën e qytetarëve të saj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI