Deputetja, Rudina Hajdari, kërkoi edhe sot në Parlament gjetjen e një rrugëdalje për krizën politike dhe institucionale që ka përfshirë vendit. Ajo pati dhe një paralajmërim ndaj presidentit Meta nëse ky i fundit vendos të shpërndajë parlamentin.
"E cilësoj këtë nen ashtu si atë rezolutë që erdhi para një jave, e cila ngriti presionin dhe i hodhi benzinë zjarrit. Nuk solli asnjë lloj rezultati. Nëse ju mendoni vërtet se ky parlament do të shpërndahet prej Presidentit, atëherë Presidenti nëse e bën këtë gjë ti thotë burgut hapu. Nuk e ka për kompetencë të shpërndajë parlamentin. Shpërndarja e parlamentit ndodh në dy situata, që janë parashikuar në Kushtetutë", tha Hajdari.