Flash

Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro

Pas gjashtë vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme ngriti më në fund akuzën e grupit të strukturuar kriminal për biznesmenët famëkeqë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si dhe 10 bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët akuzohen se zhdukën rreth 99 milionë euro nga projekti fantazmë i incineratorit të Tiranës.

21:12

Detaje nga atentati mafioz në Durrës, shënjestra ishte kunati i Lul Berishës

Lapsi.al 20 June 2019
Detaje nga atentati mafioz në Durrës, shënjestra ishte kunati i

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku si pasojë e breshërisë së plumbave të kallashnikovit kanë mbetur të plagosur, Julian Meçaj 36-vjeç dhe Plarent Dervishaj 47-vjeç. Plarent Dervishaj është kunati i Lul Berishës, ndërsa Meçaj miku i tij. Grupi i Lul Berishës është i akuzuar për disa vepra kriminale në qytetin e Durrësit. Vetë Lul Berisha kreu disa vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal, ndërsa u lirua përpara zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës.

Autorët e këtij atentati mbetën të paidentifikuar, ndërkohë që policia ka ngritur disa postblloqe në hyrjet dhe daljet e Durrësit për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-kënetës në Durrës rreth orës 13:20, ku Dervishaj dhe Meçaj sapo kishin hipur në makinën e tij, tip “Range Rover” me targa “AA 005 MJ”. Automjeti mësohet se ka qenë i blinduar çka ka bërë që shënjestrat e atentatit t’i shpëtojnë sulmit me armë.

Autorët i kanë ditur lëvizjet që ka bërë Dervishaj dhe Meçaj dhe kanë lëvizur me dy makina, njëra që i ka vëzhguar dhe makina tjetër që i ka pritur deri në momentin që kanë hipur në automjet dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tyre.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2019, rreth orës 13:20, në lagjen 17/1 Durrës, në rrethana ende të paqarta janë plagosur dyshohet me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J.M.,36 vjeç, dhe P.D.,47 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Durrësit .

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Të këshilluara

Kush është Pepper-i që çmendi Tiranën?

Nëse e pyet çfarë je, djalë apo vajzë ai të thotë prerë dhe qetë: jam thjesht një robot. Nëse e pyet a beson në Zot, ka vetëm një përgjigje: besoj vetëm tek tek...

17:36

Voltana Ademi: Policia ka bllokuar rrugët

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u shpreh në një lidhje të drejtëpërdrejtë për News 24 se takimet elektorale nuk mund të realizohen në kundërshti...

17:41

Shkarkohet nga detyra kandidati për KLGJ

Mbetet jashtë sistemit të drejtësisë gjyqtari Bledar Adbullaj. Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim...

17:18

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI