Flash

Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro

Pas gjashtë vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme ngriti më në fund akuzën e grupit të strukturuar kriminal për biznesmenët famëkeqë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si dhe 10 bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët akuzohen se zhdukën rreth 99 milionë euro nga projekti fantazmë i incineratorit të Tiranës.

21:12

Voltana Ademi: Policia ka bllokuar rrugët

Lapsi.al 20 June 2019
Voltana Ademi: Policia ka bllokuar rrugët

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u shpreh në një lidhje të drejtëpërdrejtë për News 24 se takimet elektorale nuk mund të realizohen në kundërshtim me kushtetutën. Ajo shtoi se policia ka bllokuar të gjitha rrugët, ndonëse ka për detyrë të lejojë lëvizjen e lirë në qytet.

“Në qendër realiziojme aktivitete të kulturës e turizmit, sidomos në këtë periudhë të sezonit. Është uzurpim i paligjshëm sidomos në një shtet të tillë.” -u shpreh Ademi ndërsa komentoi edhe marshimin protestë të organizuar nga Partia Demokratike.

“PD ka organizuar një marshim qytetar, janë të rinj e të reja, që janë në formën e një reagimi përreth gjithë kësaj që po shohim këtu, kundrejt asaj që kemi parë më parë. Mbrëmë kemi pasur një ngjarje shumë të rëndë për Shkodrën, që ka ndodhur për herë të parë që nga viti 1945, deputeti i PD është burgosur pa një fletë thirrje dhe një procedurë të rregullt. Bëhet fjalë për një koleg, bashkëpunëtor, njeri të ndershëm. Po të dilni në qytet do ta ndjeni revoltën që ka shkaktuar kjo ngjarje. Askush nuk mund të na ndal. Do të mblidhemi, kemi informuar policinë. Është skandaloze, se policia ka për detyrë të lejojë lëvizjen e lirë në qytetin e Shkodrës, por policia ka bllokuar rrugët. Ne do bëjmë të mundur ta lirojmë me qenien tonë, praninë tonë, por duke ruajtur qetësinë. Jam takuar pak më parë me drejtues të Policisë së Shkodrës dhe iu kërkova qetësi, i sigurova që ne do të jemi korrektë. Edhe ata duhet të heqin rrobat e të bashkohen me ne.” tha Ademi.

Të këshilluara

Shkarkohet nga detyra kandidati për KLGJ

Mbetet jashtë sistemit të drejtësisë gjyqtari Bledar Adbullaj. Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim...

17:18

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI