Flash

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Ironia e Kryemadhit: Si fallxhore ju them se fati i Ramës është...

Lapsi.al 20 June 2019
Ironia e Kryemadhit: Si fallxhore ju them se fati i Ramës

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion, kryetarja e LSI-së është shprehur e bindur se më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë zgjedhje. Duke komentuar dekretin e presidentit, ajo u shpreh se pas botimit në Fletoren Zyrtare ai ka fuqi zbatuese për të gjithë.

“Protesta do të jetë paqësore, do ta menaxhojmë me përgjegjshmëri të plotë. Nuk kanë faj policët e shtetit. Mos harroni që nuk është më tashmë në dorën tonë, çdo ditë që Rama provokon populli aq më shumë irritohet”, - tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

E pyetur se çfarë do të ndodh në 30 qershor, Kryemadhi tha se nuk do të ketë zgjedhje.

“Si fallxhore që jam, në datë 30 Edi Rama nuk ka për të bërë dot zgjedhje. Sepse ato nuk janë zgjedhje, bëhen me kandidatë alternativë. Këta le ta shikojmë çdo vendosi populli. Di të them se më 30 qershor mund të bëjë votime për kryetarin e PS-së", - u shpreh Kryemadhi.

“Ajo gruaja që sheh filxhanin e Ramës në kryeministri është këshilltare e Ramës që po i them vetëm nofkën ajo e “gjermanishtes” i them se fati i Ramës nuk është në filxhan” – tha Kryemadhi sipas së cilës Veliaj po punon kundër Ramës. Sipas saj, Veliaj kërkon të sigurojë mandatin e tij në Tiranë dhe më pas të nxjerrë Ramën si “të keqin” e kësaj situate. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI