Flash

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Kryemadhi: Meta i dha oksigjen Ramës, Veliaj po punon ta rrëzojë

Lapsi.al 20 June 2019
Kryemadhi: Meta i dha oksigjen Ramës, Veliaj po punon ta rrëzojë

Kryeministri Edi Rama e konsideron në të gjitha mitingjet dhe daljet publike si fallxhore që sheh filxhan, ndaj dhe Monika Kryemadhi i dha një përgjigje në një prononcim për emisionin “Opinion”. Kryemadhi tha se një këshilltare e Ramës paguhet në Kryeministri për të parë filxhanin.

“Atë zonjën që e paguan me rrogë për t’i parë filxhanin, këshilltare të vet. Nuk po i them emrin, e gjermanishtes. Emrin ia vendos vet ai. T’ia shikojë filxhanin dhe t’ia shikojë mirë. Fati i Edi Ramës nuk është më në filxhan as në horoskop. Ka dy rrugë ose të shpëtojë paratë ose popullin e tij. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk kanë për t’ia falur shqiptarët këtë gjë. Nuk i shpëton dot të dyja”, - theksoi ajo.

Kryemadhi kishte një mesazh edhe për Presidentin Ilir Meta.

“Boll më dashuri për Edi Ramën. Nuk e shpëton dot më. Dekreti që bëri për të shfuqizuar 30 qershorin ishte shpëtim për Edi Ramën që ai të ulej në tavolinë me Lulzim Bashën. Edhe Presidenti sado të mundohet ta shpëtojë Edi Ramën nuk ka burrë nëne ta shpëtojë, as nëna e vet, as gruaja e vet”, - u shpreh ajo.

Kryemadhi sipas së cilës Veliaj po punon kundër Ramës. Sipas saj, Veliaj kërkon të sigurojë mandatin e tij në Tiranë dhe më pas të nxjerrë Ramën si “të keqin” e kësaj situate. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI