Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda, Saida Dollanin. Gjyqtarja ka arritur të kalojë procesin e rivlerësimit bazuar në kriteret e pasurisë, aftësive profesionale dhe të pastërtisë së figurës.
Dollani është një prej kandidatëve për t’u emëruar në Gjykatën Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, që pritet të ngrihet së shpejti.
Në muajin maj, gjyqtarja Dollani u mor në mbrojtje dhe në ruajtje nga Policia e Shtetit, së bashku me anëtarë të familjes së saj, pasi dyshohej se ishte kërcënuar nga anëtarë të bandës së Emiliano Shullazit.