Flash

Ambasadorja gjermane apel palëve politike: Merrni përsipër përgjegjësitë për vendin

Lapsi.al 21 June 2019
Ambasadorja gjermane apel palëve politike: Merrni përsipër

Teksa na ndajnë pak orë nga nisja e protestës së paralajmëruar nga opozita e bashkuar joparlamentare, ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Sussane Schütz, ka lëshuar një deklaratë ku bën apel për zhvillimin e një tubimi paqësor. Schütz thekson se çdo lloj forme dhune është e papranueshme, duke shprehur pritshmërinë që organizatorët të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore.

Në përmbyllje të reagimit të saj, Schütz u ka bërë thirrje palëve politike që të heqin dorë nga sulmet verbale dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin.

Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Duke patur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi. Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore.

Me shqetësim të madh jam duke ndjekur ditët e fundit edhe trazirat e dhunshme në vende të ndryshme të Shqipërisë. Një gjë është e qartë: mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike.

U bëj thirrje me forcë të gjitha palëve të heqin dorë edhe nga sulmet verbale e të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin.”, shkruhet në deklaratën e ambasadores.

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI