Flash

Nisin procedurat për shkarkimin e Metës/ Balla paraqet kërkesën në Komisionin e Ligjeve

Lapsi.al 19 June 2019
Nisin procedurat për shkarkimin e Metës/ Balla paraqet

Kërkesa e mazhorancës për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, është paraqitur në Komisionin Parlamentar të Ligjeve nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Kreu i Komisionit, Ulsi Manja, bëri me dije se kreu i shtetit është njoftuar për kërkesën dhe se nëse dëshiron mund të paraqitet në punimet e komisionit. “Presidenti i Republikës është njoftuar nga Kryetari i Kuvendit. Do ta dëgjojmë Presidentin në Komision nëse dëshiron. Do të ngremë komision hetimor”, deklaroi Manja.

Në mbledhjen e sotme pritet të miratohet kalendari i shqyrtimit të kërkesës, të caktohen relatorët dhe të bëhet prezantimi i kërkesës nga nismëtarët. Më datë 24 qershor është parashikuar vazhdimi i procedurës së shqyrtimit të kërkesës në një seancë diskutimi. Ndërsa, më datë 26 qershor pritet të bëhet përmbyllja e procedurës së shqyrtimit dhe votimi i propozimit, që do të pasohet me përgatitjen dhe përcjelljen e raportit në Kuvend.

Sipas nenit 112 të Rregullores së Kuvendit, kërkesa e paraqitur në Kuvend duhet marrë nën shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve, i cili ka të drejtën e propozimit ose jo të krijimit të një Komisioni Hetimor. Meqenëse do të krijohet një Komisioni Hetimor, presidenti do të thirret dhe do të dëgjohet në një seancë të posaçme në lidhje me propozimin e paraqitur.

Në përfundim të hetimit, Komisioni Hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar shkaqet (nëse ekzistojnë) për shkarkimin e presidentit. Më tej, kërkesa mbërrin për votim në seancë plenare, kur duhet që së paku 94 deputetë të votojnë pro. Në fund, verdikti i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila për momentin nuk është funksionale.

 

 

Të këshilluara

Vritet me armë zjarri një person në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Lezhën. Një person ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ende nuk ka detaje nga policia për...

08:33

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI