Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Lezhën. Një person ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Ende nuk ka detaje nga policia për ngjarjen e ndodhur në zonën e Mërqisë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj.,mik në familjen e viktimës, nga Fshati Kashnjet Lezhë.
Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Në vendngjarje Grupi Hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.