Flash

A do bëje zgjedhje pa opozitën? Si përgjigjet Sali Berisha

Lapsi.al 18 June 2019
A do bëje zgjedhje pa opozitën? Si përgjigjet Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se vendimi i Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar datën e 30 qershorit si ditën e zgjedhjeve, vjen pas një sërë precedentësh. Sipas Berishës, Kushtetuta ia njeh këtë të drejtë Presidentit. Ai u pyet në emisionin “Tempora” nëse do të shkonte në zgjedhje pa opozitën.

“Presidenti është kushtetues, është legjitim. Ne e themi që ky President ndryshoi datën e zgjedhjeve pas pesë precedentësh. Alfred Moisiu ndryshonte datën pa pyetur fare. Pyeste vetëm Edi Ramën. Edhe pse në heshtje, isha i vendosur që të mos shkoja në zgjedhje pa opozitën. E kam respektuar vendimin e Presidentit.

Kurrë nuk do të shkoja në zgjedhje pa opozitën. Zgjedhjet nuk janë për qeverinë, janë për partitë politike. Zgjedhjet nuk janë vetëm procedurë por edhe substancë. Ajo që e bën një proces zgjedhor eficent është alternativa. Ajo që e bën demokracinë eficente është alternativa. Mungesa e saj e bën letër të vdekur. Po të ndjekësh ligjet e mafies bën çfarë të duash, por po të ndjekësh rregullat e demokracisë nuk mund të shkosh pa opozitën në zgjedhje”, - tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI