Flash

Ambasadori i BE-së: Palët të ulen në negociata për zgjidhjen e krizës

Lapsi.al 18 June 2019
Ambasadori i BE-së: Palët të ulen në negociata për

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka reaguar pas deklaratës së Këshillit Europian për shtyrjen në vjeshtë të vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në twitter, Soreca thotë se "Këshilli Europian ka rikonfirmuar sot angazhimin e tij për zgjerimin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë".

Në pritje të tetorit për një vendim të qartë dhe substancial nga Këshilli, Soreca thotë se është koha që të gjitha institucionet të vazhdojnë të përqëndrohen në procesin e reformave, në veçanti në reformën në drejtësi.

Ambasadori i BE-së kërkon rinisjen urgjent të dialogut mes palëve politike për të kapërcyer krizën dhe për të siguruar që Shqipëria mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

"Nuk ka kohë për të humbur," përfundon Soreca.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI