Këshilli i Bashkimit Evropian ka deklaruar se vendimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë do të merret jo më larg se në tetor të këtij viti.
Në një deklaratë, Këshilli i BE-së raporton se nga Komisioni Europian është dhënë një rekomandim pozitiv.
“Vendimi për Shqipërinë, jo më vonë se tetori i 2019. Kemi marrë rekomandim pozitiv nga KE. Vlerësojmë raportin e KE për Shqipërinë. Do dalim në një vendim të qartë për Shqipërinë”, deklaron Këshilli i BE.