Flash

Negociatat/ Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të vlerësohen në grup

Lapsi.al 18 June 2019
Negociatat/ Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të

Komisionieri për politikën e Zgjerimit dhe të Fqinjësisë së Mirë të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka reaguar lidhur me debatet që ka shkaktuar kërkesa e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, drejtuar Këshillit Evropian për shkëputjen nga vendi tjetër me statusin e kandidatit, Shqipëria, përsa i përket vlerësimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Hahn u shpreh se vlerësimi i ecurisë së dy vendeve në rrugën e tyre të integrimit evropian, do të jepet në grup. “Deri tani nuk është ndarë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe vendimi për ta do duhet të merret në grup. Të dy vendet i kanë plotësuar kushtet. Vendet anëtare e çmojnë Maqedoninë e Veriut. Ministri Gjerman Roth tha se Bundestagu nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të vëzhguar progres-raportet për këto vende. Institucionet duan pak më shumë kohë për negociatat si për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”- tha Hahn.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Bruksel pas mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjitshme, që përbëhet nga ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të BE-së, Hahn vuri në dukje se disa shtete, në veçanti Gjermania, Franca dhe Danimarka, nuk janë të gatshme për çeljen e bisedimeve. “Zgjerimi është çështje strategjike e BE. Është bërë progres, por nuk jemi akoma aty ku duhet. Franca, Gjermania dhe Danimarka janë skeptike për Shqipërinë. Tre vendet kërkojnë shtyrje të vendimit. Gjermania do më shumë kohë për vendimin."- tha Hahn.

Hahn theksoi se për arsye se vendet anëtare kërkojnë më shumë kohë dhe rezultate në kriteret kyçe, Këshilli mund të marrë një vendim përfundimtar në tetor. “Nuk është marrë ende një vendim lidhur me hapjen e negociatave, të paktën për këtë verë, kërkohet më shumë kohë nga vendet anëtare. Shpresoj që këtë vit të kemi rezultatet, ndoshta edhe në tetor, është shumë e rëndësishme të tregohemi të drejtë. Shpresoj të kemi një vendim përfundimtar dhe vendimtar deri atëherë.”- shpjegoi komisioneri.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI