Flash

Rama britanikëve: Ejani në Shqipëri të shihni në distancë protestën e opozitës, do të kënaqeni

Lapsi.al 18 June 2019
Rama britanikëve: Ejani në Shqipëri të shihni në

Gjatë forumit mbi Ballkanin Perëndimor të zhvilluar në Londër, me organizim të prestigjiozes "Financial Times", kryeministri Rama ka folur me ironi për protestën e opozitës.

Rama ftoi investitorët dhe turistët britanikë të mos frikësohen nga protestat, por të investojnë dhe të vizitojnë Shqipërinë. Ai i tha britanikëve se ata mund të prenotojnë një vend në distancë dhe të kënaqen me protestat e opozitës.

“Nëse doni të shikoni protestë mund të prenotoni një vend në rrethina, dhe nuk është i gjithë vendi në flakë, është vetëm në bulevardin kryesor. Ata vijnë, bëjnë gjërat e tyre, hedhin molotovë, por nëse qëndroni në një distancë të arsyeshme mund të kënaqeni.

Kur e shikoni Shqipërinë sot nëpërmjet fotove, mund të mendoni se nuk është vendi të shkoni të investoni apo notoni. Jo, është. Nuk është populli që po revoltohet. Është thjeshtë politikë. Protestat mund të jenë pjesë e paketës sonë turistike. Njerëzit mund të vijnë, si në koncerte dhe të shohin protestën e të premtes në orën 20:00.”–tha Rama.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI