Flash

60 minuta në Prokurori, flet Ristani: Proces i nxitur politikisht për të bërë pis PD-në

Lapsi.al 18 June 2019
60 minuta në Prokurori, flet Ristani: Proces i nxitur politikisht për

Një ditë pas thirrjes në prokurori, sot ish-sekretar i përgjithshëm i PD, Arben Ristani është paraqitur pranë organit të akuzës. Pas rreth 60 minutash marrje në pyetje në Prokurori, Ristani në një deklaratë për mediat u shpreh se kishte kërkuar provat nga kjo dosje, dhe nuk i ishte dhënë asnjë. Ai tha se ky është një proces i nxitur politikisht dhe se nuk kishte asnjë dokument me firmën e tij për dhënie apo marrje pagesash.

“U paraqita me ftesë të prokurorisë duke më marrë në pozicionin e të pandehurit. U kërkova të më njohin me provat e dosjes, dhe nuk ka asnjë provë. Nuk kam asnjë dokumentacion me firmë të nxjerrë nga PD apo zyra ime që të ketë të bëjë me dhënie a marrje pagesash.

Nuk kam pasur as kuriozitet për tu marrë me këtë pune, dhe nuk kam as dijeni, mund t’ju konfirmoj se çështja është e nxitur politikisht për të bërë pis PD dhe mua si ish titullar i kësaj partie. Në këto kushte, e gjithë çështja ka tjetër qëllim. Nuk më njohën me asnjë dokument, janë duke fluturuar në ajër. Erdha një ditë pas thirrjes sepse kështu e vlerësova”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI