Flash

KZAZ-të/ Kryebashkiakja e Shkodrës kërkesë shkollave: Mos lejoni persona të paautorizuar, nuk ju takon administrimi i objektit

Lapsi.al 18 June 2019
KZAZ-të/ Kryebashkiakja e Shkodrës kërkesë shkollave: Mos

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u ka drejtuar një shkresë shkollave të qytetit dhe të gjitha njësive administrative, duke u kërkuar që të mos lejojnë depërtimin në ambientet e brendshme të personave të paautorizuar.

Ademi thekson se shkollat dhe Drejtoria Arsimore Rajonale (DAR) kanë vetëm përgjegjësi për administrimin dhe mirëorganizimin e procesit mësimor, duke përjashtuar menaxhimin e objektit. “Meqenëse objektet shkollore janë asete në pronësi të Bashkisë Shkodër dhe administrohen nga Bashkia Shkodër, këto objekte nuk duhen të aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuara nga Bashkia Shkodër për të hyrë në këto objekte. Nënvizojmë që përgjegjësia juaj është administrimi dhe mirë organizimi i procesit mësimor dhe jo administrimi i objektit.”- shkruhet në kërkesën drejtuar shkollave.

 

 

Në Shkodër dhe në disa qytete të tjera të vendit janë shënuar gjatë ditës së sotme përplasje mes forcave policore dhe përkrahësve të opozitës së bashkuar joparlamentare, për lirimin e ambinteve të zëna nga Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ku parashikohej të zhvilloheshin votimet për zgjedhjet e 30 qershorit. Kryebashkiakët nga radhët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë kërkuar respektimin e dekretit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve vendore.

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI