Flash

VIDEO/ Pas Tropojës digjet KZAZ edhe në Shkodër, reagon Lleshaj

Lapsi.al 18 June 2019
VIDEO/ Pas Tropojës digjet KZAZ edhe në Shkodër, reagon Lleshaj

Punonjësit e Bashkisë së Shkodrës kanë hyrë me forcë mbrëmjen e sotme në ambientet e shkollës “Shejnaze Juka” ku ndodheshin materialet zgjedhore të KZAZ-së 2. Korrespondenti i News24 raportoi se fillimisht ata kanë thyer xhamat e shkollës dhe më pas i është vënë zjarri. Është dashur mbërritja e zjarfikëses për të shuar flakët që kishin përfshirë shkollën.

Përplasje midis protestuesve dhe policisë në Shkodër, thyhet xhamat e shkollës ku ndodhet materialet zgjedhore on Vidnews.

Kjo përplasje nisi pas mosrespektimit të thirrjes së bashkisë së Shkodrës për të liruar ambientet e KZAZ-së. Punonjësit e bashkisë dhe militantët e PD-së janë përplasur edhe me policinë e shtetit që mbronte materialet zgjedhore. Mes protestuesve ishte edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia. Kujtojmë që në orët e paradites u shkatërruan materialet zgjedhore edhe në Tropojë.

FOTO-VIDEO/ Protestuesit përplasje me policinë në Shkodër. Shkollës ku ndodhen materialet zgjedhore i thyhen xhamat dhe i vihet zjarri on Vidnews.

Pas këtyre ngjarjeve ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës. Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve” – shkruan lleshaj në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI