Flash

Lirimi i KZAZ-ve/ Tensione në Kavajë, Bashkia i vendos ultimatum Policisë

Lapsi.al 19 June 2019
Lirimi i KZAZ-ve/ Tensione në Kavajë, Bashkia i vendos ultimatum

Ashtu sikurse edhe në disa bashki të tjera të vendit që drejtohen nga përfaqësues të opozitës së bashkuar joparlamentare, edhe në njësinë vendore të Kavajës, janë shënuar përplasje mes forcave policore dhe qytetarëve.

Mësohet se zyrtarë të Bashkisë dhe simpatizantë të kryebashkiakut demokrat, Isa Sakja, kanë kërkuar lirimin e ambienteve që po përdoren nga Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), në kundërshtim me vendimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Ata i dhanë ultimatum Policisë për lirimin e mjediseve të palestrës së Shkollës 9-Vjeçare “3 Dëshmorët”, ku është vendosur KZAZ-ja, deri në orën 16:00 të mesditës së sotme.

Sa i përket bashkive të tjera, në Shkodër dhe në Tropojë janë arrestuar disa persona dhe të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi tentuan të merrnin nën kontroll KZAZ-të.

 

 

 

 

Të këshilluara

Vritet me armë zjarri një person në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Lezhën. Një person ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ende nuk ka detaje nga policia për...

08:33

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI