Ka disa të arrestuar pas ngjarjes së ndodhur në Shkodër, kur punonjës të Bashkisë së qytetit dhe mbështetës të Partisë Demokratike sulmuan ambientet e shkollës “Shejnza Juka”, e cila shërben si KZAZ në kryeqendrën e veriut.
Materialeve që do të përdoreshin në zgjedhjet e 30 qershorit për procesin zgjedhor iu vu flaka, duke detyruar nderhyrjen e zjarrfikëseve për shuarjen e zjarrit.
Përplasja mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit kanë zgjatur rreth 30 minuta, ndërkohë që pas përplasje mbështetësit e PD-së u larguan drejt Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi”, ku ndodhet KZAZ numër 2.
Policia e Shkodres ka reaguar me një sërë arrestimesh mëngjesin e sotëm. Deri me tani janë ndaluar dhe gjenden në paraburgim shtetasit Adi Garuci, Aleks Ndoj, Alfred Nikolli, Gentjan Bytyçi. Ndërkohë që në paraburgim po dërgohet këtë mëngjes edhe Orlando Thepi.
Mes te ndaluarve jane dy police bashkiake, nje specialist zyre dhe qytetare mbeshtetes te PD.