Flash

(FOTO) Plagoset me armë zjarri një 6-vjeçar, arrestohet autori në Dibër

Lapsi.al 19 June 2019
(FOTO) Plagoset me armë zjarri një 6-vjeçar, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Martaneshit në Dibër, ku një fëmijë 6 vjeç është plagosur me armë zjarri, automatik në fshatin Krastë.

Pak pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krastë të Bulqizës, ku një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj një vogëlushi, ka reaguar policia.

Uniformat blu të Bulqizës kanë arrestuar autorin e ngjarjes. Ata sekuestruan armën e krimit, një kallashnikov.

Njoftimi i policisë:

Reagimi në kohë i Policisë vë në pranga autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese e për pasojë mbeti i plagosur një fëmijë.

Sekuestrohet arma e krimit automatik tip “kallashnikov”.

Me datë 19.06.2019, rreth orës  01:15, është marrë informacion, se pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, mes shtetasve J. K., H. Rr. dhe Sh. P, shtetasi  J. K,  është larguar nga lokali dhe dyshohet se ka marrë një  armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të banesës të shtetasit H. Rr,  ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë i mitur, i cili po merr ndihmë mjekësore  në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Bulqizës, në orët e mëngjesit, është bërë kapja e autorit të ngjarjes shtetasit J. K., 27 vjeç, banues në Krastë, si  dhe sekuestrimi i armës së krimit.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.

Të këshilluara

Vritet me armë zjarri një person në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Lezhën. Një person ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ende nuk ka detaje nga policia për...

08:33

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI