Lulzim Basha ka dal ditën e sotme nga Prokuroria ku u mor në pyetje në lidhje me lobimin në SHBA. Pasi doli nga Prokuroria ai u shpreh se nuk ka patur asnjë fakt dhe informacion të ri. E gjitha sipas tij është bërë për të shpërqendruar median dhe qytetarët.
"Arsyeja pse jam sot këtu para jush është që të shërbejë si shpërqendrim për ju dhe qytetarët për skandalet që kanë plasur nga Bildi edhe për ato që do të plasin nesër, kjo është arsyeja pse kam dal sot para jush. Prokuroria nuk ka asnjë fakt, asnjë provë ndryshe që nga 25 Maji kur unë isha këtu për herë të fundit. Dosjen i thashë të ma vinin në dispozicion sot se nuk e kishin gati. Nuk e kishin gati dosjen se nuk kanë dosje", u shpreh Basha.