Flash

“Zëri i Amerikës”: Arben Keshi u emërua drejtor në ministri pas zgjedhjeve të Dibrës

Lapsi.al 17 June 2019
“Zëri i Amerikës”: Arben Keshi u emërua drejtor

Gazeta gjermane BILD botoi këtë të hënë disa përgjime të tjera të realizuar nga Prokuroria shqiptare, lidhur me zgjedhjet vendore në Dibër. Janë të paktën 16 përgjime në të cilat janë përfshirë dhe drejtues të institucioneve lokale.

Në disa prej përgjimeve përmenden shifra parash që duhet të jepen në këmbim të votave, ndërsa drejtues të institucioneve lokale, si ai i drejtorisë arsimore, kërkojnë haptazi deklarimin e votës, nga vartësit e tyre, në favor të Partisë Socialiste.

Në një pjesë të mirë të përgjimeve rezulton një përfaqësues lokal socialist Arben Keshi, i cili më pas është emëruar si drejtor në një prej institucioneve në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Kryeministri Rama i cili dëgjohet në një bisedë me Keshin për situatën e zgjedhjeve dhe rezultatin e pritshëm, reagoi duke u shprehur se sipas tij: “Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh, jo për drejtësi!”.

Ai nxiti prokurorinë “të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla”, shkruan kryeministri në Twitter./VOA

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI