Flash

Ky është Arben Keshi, njeriu i përgjuar me Edi Ramën në pazaret për blerje votash (VIDEO)

Lapsi.al 17 June 2019
Ky është Arben Keshi, njeriu i përgjuar me Edi Ramën në

Ky është Arben Keshi, një ndër personat kyc në skemën e blerjes së votave në Dibër. Sipas përgjimeve të publikuara sot nga ‘Bild’, me të dëgjohet të komunikojë edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit e pyet Keshin nëse e ka arritur apo jo objektivimin. Sipas përgjimeve të gazetës gjermane, Arben Keshi ishte drejtor në Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë në një reagim të mëvonshëm, kryeminsitri Edi Rama, ka mohuar që Keshi të ketë punuar në Policinë e Shtetit asokohe.

Profil / Arben Keshi, shefi i policisë, krahu i armatosur i Ramës në vjedhjen e votave

“Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, shkruan Rama.

Por ndërkohë në një kronikë të Top Channel në nëntor të vitit 2017, rezulton se Arben Keshi, ishte shef komisariati në Bulqizë. Sidoqoftë përgjimet janë realizuar në vitin 2016. Në shkurt të vitit 2016, ai është denoncuar nga Partia Demokratike si një prej njerëzve të Edi Ramës, që blinte vota në zgjedhjet për Bashkinë Dibër. Mbetet për t’u verifikuar nëse Edi Rama gënjen për Arben Keshin apo askohe ai vërtet s’ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit. E megjithatë kjo ka pak rëndësi. Keshi del nga përgjimet si truri i skemës së ngritur në Dibër për të blerë votat dhe për t’u bërë presion njerëzve.

©LAPSI.al 

[video width="712" height="400" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/bandicam-2019-06-17-15-12-04-852.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI