Flash

Përgjimi skandaloz në BILD/ “Merr në telefon mësuesit, do votojnë ose ua q* robt”

Lapsi.al 17 June 2019
Përgjimi skandaloz në BILD/ “Merr në telefon mësuesit,

Audio-përgjimi me nr 7, i publikuar nga Bild është skandaloz. Drejtori i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi flet në telefon me drejtorin e Arsimit në Dibër Drini Gjeci të cilit i thotë se të marrë në telefon të gjithë drejtorët dhe mësueset sipas listave që të votojnë për PS-në, në qoftë se duan të jenë në punë përsëri.

Ai flet me fjalë të ndyra “duhet t’ja kujtoni 1 më 1 të gjithë mësuesve që keni pru simbas listave, në qoftë se duan të jenë në punë ditën e hënë, në qoftë se nuk duan të jenë në punë le të shkojnë në p*th të nënës se po ua q* ropt”.

Audipërgjimi 7 Arben Keshi-Drini Gjeci

Arben Keshi: Hë

Drini Gjeci: Hë mo si je? A je mirë?

Arben Keshi: Mirë si je ti? A je lodh?

Drini Gjeci: Nga pak, si ja çon ti?

Arben Keshi: Mirë kam qenë mirë. Hë mo si o puna andej or ti?

Drini Gjeci: Po mirë duket po mirë duket.

Arben Keshi: A ka lëvizje andej?

Drini Gjeci: Jo!

Arben Keshi: S’ka shumë ë? Mirë

Drini Gjeci: Jo

Arben Keshi: Ça ke bo ti?

Drini Gjeci: Hiç mirë, jo lëvizje madhe këtej, rrugëve

Arben Keshi: Jooo

Drini Gjeci: Po po po

Arben Keshi: Mesa duket su eci ene…

Drini Gjeci: Mirë duket ë?

Arben Keshi: Poo

Drini Gjeci: Mirë mirë. A thu ata drejtorët kanë qenë besnikë apo do t’i rregulloni më vonë?

Arben Keshi: Pff vallaj merri në telefon 1 nga 1, ditën e hënë merri të gjithë drejtorët në telefon dhe më raportoni kë keni marrë në telefon. Merri njëherë se jan t’u flejt gjumë. Përveçse me Gëzimin dhe me Arjanin me asnjë s’kam fol.

Drini Gjeci: Po mirë po ca t’i marrë Drini tani ca t’i thom unë atyre, ato janë gra, hale.

Arben Keshi: Or gra burra ça të jenë. Duhet t’ja kujtoni 1 më 1 të gjithë mësuesve që keni pru simbas listave, nëqoftëse duan të jenë në punë ditën e hënë, nëqoftëse nuk duan të jenë në punë le të shkojnë në p*th të nënës se po ua q* ropt.

Drini Gjeci: Çke ti i marrë unë tani në telefon

Arben Keshi: Mirë

Drini Gjeci: Hajd zotëri hajd shnet

[video width="700" height="388" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-17-at-15.54.56.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI