Flash

Blerja e votave, 'Bild' nxjerr përgjimin e parë për Edi Ramën (VIDEO)

Lapsi.al 17 June 2019
Blerja e votave, 'Bild' nxjerr përgjimin e parë për Edi

Në përgjimet e dosjes 339 është edhe kryeministri Edi Rama. Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot një audio-përgjim të ri, ku dëgjohet kreu i qeverisë, Edi Rama, duke komunikuar me një person të quajtur Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme në 2017.

“ BILD tani publikon regjistrime të gjera telefonike – të bëra nga hetuesit shqiptarë – për të treguar për herë të parë se ka pasur një plan sistematik të partisë socialiste në pushtet të kryeministrit Edi Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017! Objektivi: mashtrimi elektoral, blerja e votave, shantazhi i votuesve të opozitës.”, shkruan gazeta gjermane. Rama e pyet zyrtarin e Ministrisë së Brendshme nëse ishte realizuar objektivi apo jo. Dëgjoni në videon më poshtë bisedën mes Ramës dhe Arben Keshit.

Pergjimi nr.1

Arben Keshi: Po shefi.

Edi Rama: Hë mo si duket.

Arben Keshi: Mirë te pritshmërie jemi.

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu ëëë?

Arben Keshi: Po them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjt kishin bëërë presione me thanë?

Arben Keshi: Po deshën të me kapnian mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku fleja.

Edi Rama: Çfarëe do të bëshin ty ata?

Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more.

Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot.

Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret. Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin.

 

[video width="712" height="400" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/bandicam-2019-06-17-15-12-04-852.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI