Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i është përgjigjur nëpërmjet një shkrese kërkesës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, lidhur me numrin aktual të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, si edhe shpërndarjen e tyre në zonat elektorale.
“Numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit është 122 deputetë”- shkruhet në përgjigjen e KQZ-së.

Kreu i shtetit i adresoi organit zgjedhor më datë 14 qershor, një shkresë ku parashtronte kërkesën që të dispononte informacion mbi listën shumëemërore të deputetëve, pas konfigurimit të Parlamentit me zëvendësimin e mandateve të djegura nga opozita e bashkuar joparlamentare.