Presidenti Ilir Meta thirri sot në takim kreun e SHISH dhe komandantin e Gardës së Republikës lidhur me sigurinë e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Meta ka ndërmarrë një veprim të tillë pak pas letrës që PD, me firmë të sekretarit Gazmend Bardhi i ka nisur ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas një takimi informal që ky i fundit ka zhvilluar me truprojat e Bashës, duke i komunikuar faktin se kreut të opozitës i kërcënohet jeta.
Presidenti i vendit ka kërkuar informacione lidhur me këtë çështje.