Flash

Kërkohet zyrtarisht shkarkimi i Metës, Balla: Presidenti shkeli sovranitetin e shqiptarëve

Lapsi.al 17 June 2019
Kërkohet zyrtarisht shkarkimi i Metës, Balla: Presidenti shkeli

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka konfirmuar në një konferencë për mediat se kërkesa e mazhorancës për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, i është dorëzuar sot Kuvendit.

Sipas Ballës, çdekretimi i 30 qershorit si datë e paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore dhe mosvendosja e një date tjetër, ka cënuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga populli. “Anulimi i datës 30 qershor dhe mos caktimi i një date tjetër mohon të drejtën e sovranit për të qenë i tillë. Kjo është një hap që zhbën autoritetin sovran. Nëpërmjet këtij akti të Presidentit është shënuar dalja përtej kompetencave. Sovrani ka përcaktuar se kur do të mbahen zgjedhjet”, u shpreh Balla.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Balla tha se po vijon puna për zhvillimin e zgjedhjeve më datë 30 qershor, kanë nisur procedurat përkatëse, si edhe janë përzgjedhur kandidatët. 55 deputetë socialistë kanë firmosur kërkesën e ndërmarrë nga mazhoranca për shkarkimin e Metës. "Në përmbushje të realizimit të zgjedhjeve janë ngritur KZAZ, përgatitur dhe shpallur listat e zgjedhësve, është kryer regjistrimi i partive, janë depozituar listat e ka filluar fushata. Ndërkohë që ka filluar procedura zgjedhore presidenti ka nxjerrë dekretin për shfuqizimin e zgjedhjeve më 30 qershor 2019."- tha Balla.

Sipas nenit 112 të Rregullores së Kuvendit, kërkesa e paraqitur duhet marrë nën shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve, i cili ka të drejtën e propozimit ose jo të krijimit të një Komisioni Hetimor. Në rastin e krijimit të Komisionit Hetimor, presidenti thirret dhe dëgjohet në një seancë të posaçme në lidhje me propozimin e paraqitur.

Në përfundim të hetimit, Komisioni Hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar shkaqet (nëse ekzistojnë) për shkarkimin e presidentit. Më tej, kërkesa mbërrin për votim në seancë plenare, kur duhet që së paku 94 deputetë të votojnë pro. Në fund, verdikti i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila për momentin nuk është funksionale.

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI