Flash

VIDEO/ Rama nxjerr filxhanin në Pogradec dhe bën "fallxhorin": "K"-ja bëhet ministër drejtësie

Lapsi.al 16 June 2019
VIDEO/ Rama nxjerr filxhanin në Pogradec dhe bën

Në një akt të paparë ndonjëherë, kryeministri Edi Rama ka dhënë një “shoë” para socialistëve që e pritën në takimin e elektoral në Pogradec. Kreu i qeverisë ka nxjerrë nga xhepi një filxhan kafeje dhe ka nisur të “lexojë filxhanin”, duke dhënë dhe “fatin” që sipas tij lexojnë liderët e opozitës.

Në shënjestër të ironisë ka qenë “Fallxhorja”, që për kreun e qeverisë është kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Rama nuk ka lënë pa shigjetuar edhe Fahri Balliun dhe djalin e tij, ish-deputetin e PD-së Klevis Balliu.

“Është zona e Bahri Falliut kjo. Doja t’jua tregoja me filxhan në dorë se çfarë i thotë fallxhorja Bahri Falliut.

I thotë: “Faro. Shoh një peshk të madh këtu në formë F-je. Lek i madh Faro. Lek i madh”.

“Po kjo K-ja këtu? Koran?” – e pyet Faro.

“Jo Faro. Kjo K-ja këtu është Klevisi”- i përgjigjet ajo.

“Po çfarë kërkon ky këtu? Do të më hajë lekët mua? Fallxhorja i thotë: “Joooo... ëëëë.... T’i ha Faro, por shiko si hapet rruga e gjolit këtu dhe ja ku e ke ku del një I që është Iliri. Shikoje Faro si e bën Ilirin zjarr... Edhe gjoli bëhet tigan dhe K-ja bëhet ministër drejtësie” - tha Rama. ©LAPSI.al

Më poshtë video e plotë. Shihni minutë e 39-të të videos për pjesën e filxhanit.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI