Flash

Edi Rama reagon për përgjimin e tij: Do e bëja prapë njësoj...

Lapsi.al 17 June 2019
Edi Rama reagon për përgjimin e tij: Do e bëja prapë

Edi Rama ka reaguar sërish me anë të një postimi në Twitter, teksa sqaron rolin e Arben Keshit, që sipas  “BILD” është drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe manipulonte zgjedhjet.

Por Rama në Twitter thekson se Arben Keshi, ka qenë kandidat në Komunën Maqëllarë deh s’ka punuar në polici.

Këtë sipas Ramës e konfirmon gjatë bisedës që kryeministri ka bërë me atë.

Klikoni linkun për të dëgjuar përgjimin Audio të Edi Ramës 

Blerja e votave, ‘Bild’ nxjerr përgjimin e parë për Edi Ramën (VIDEO) 

“Ky është i gjithi një skandal i turpshëm, i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgje!

Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, thekson Rama.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI