Flash

BILD akuzon prokurorinë: Po të reagonit, Shqipëria s’do ishte në këtë situatë

Lapsi.al 17 June 2019
BILD akuzon prokurorinë: Po të reagonit, Shqipëria s’do

E përditshmja gjermane, BILD, akuzon organin e akuzës se po të kishin hetuar manipulimet zgjedhore në Shqipëri, vendi nuk do kishte mbërritur në këtë pikë.

“Megjithëse hetuesit shqiptarë e dinin për këto përgjime për vite me radhë, megjithëse gjithçka dëgjohet në përgjime ka ndodhur në të vërtetë dhe dënohet nga ligji shqiptar, ende sot nuk ka asnjë hetim ndaj politikanëve, zyrtarëve apo mafiozëve që dëgjohen në përgjime.

Përkundrazi: Hetuesit që ranë në gjurmët e lidhjeve të qeverisë socialiste me mafian e drogës, u dërguan në burg pa akuzë ose nën arrest shtëpie dhe ikën jashtë vendit.

Rezultati tani në Shqipëri: Opozita nuk po paraqet kandidatë për zgjedhjet lokale të planifikuar në verë si shenjë proteste. Presidenti i vendit, Ilir Meta ka pezulluar plotësisht zgjedhore- qeveria kërkon t’i zhvillojë ato gjithsesi. Vendit i kanoset një luftë zgjedhore e vërtetë”.

“Qeveria pretendon se BILD është blerë nga opozita, duke shpërndarë gënjeshtra. Megjithatë, Prokuroria e Përgjithshme e konfirmoi vërtetësinë e përgjimeve, disa prej të cilave kanë mbetur të pandryshuara që prej vitit 2016." - shkruan Bild. 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI