Flash

Balla konferencë në Kuvend: Si e shkeli Meta sovranitetin e shqiptarëve

Lapsi.al 17 June 2019
Balla konferencë në Kuvend: Si e shkeli Meta sovranitetin e

Në një konferencë urgjente për mediat nga kryesia e Kuvendit, Taulant Balla u shpreh se me dekretin për anulimin e datës së zgjedhjeve Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dhënë vetes atribute të paligjshme që nuk i takojnë. Ndërsa listoi shkeljet e kreut të shtetit, me dekretin që anulon zgjedhjet e 30 qershorit, Balla tha se me këtë akt presidenti po sillet si autoritet mbi kushtetën e mbi sovranin.

“Anulimi i 30 qershorit dhe mos caktimi i një date tjetër mohon të drejtën e sovranit. Ushtrimi i të drejtës së sovranit, është ushtrim i drejtpërdrejtë i pushtet duke kontrolluar të zgjedhurit e vet. Anulimi zhbën autoritetin sovranit. Akti merr atribute sovrane duke barazuar presidentin me sovranin. Përmes këtij akti është cënuar dalja tej kompetencave me kushtetutë. Me këtë akt presidenti praktikisht është duke sjell në pozitën e pushtetit abolut të dhënë nga vetë sovrani.

Presidenti i ka marrë tagrat e sovranit: 

1. Presidenti me dekret ka zgjatur mandatin e pushtetit vendor. Mandati i të qeverisursve vendorë është 4 vjecar me dekretin e Presidentit ku mandat zgjat dhe presidenti i ka njohur vetes atributet e ligjvënësit.

2. Presidenti ka përcaktuar një datë tej datës së përcaktuar me ligj. Presidenti ka vendosur një datë tej atyre të njohura nga ligji. Caktimi i datës lidhet me mbarimin e mandatit të të zgjedhurve aktualë. Ka marrë atribute të kuvendit e sovranit. Autoriteti i vetëm është vetëm trupa legjislative. Dhe në këtë rast presidenti ka marrë atribute të paligjshëm. Është një rast i pa ndodhur ndonjëherë. Presidenti referon situatën 2007. Theksojmë se kjo situatë është e kundërta e këtij procesi. Vlerësojmë se presidenti po sillet si autoritet mbi kushtetën e mbi sovranin.

3. Presidenti ka anuluar datën e zgjedhjeve, Kushtetuta nuk ia njeh këtë drejtë. Ka për detyrë të caktojë datën e s ka alternativë për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve.

4. Presidenti ka cënuar rëndë parimin e periodicitetit të zgjedhjeve. Nëse do të zbatohet dekreti i presidenti, automatikisht kemi të bëjmë me cënim të këtij parimi." - tha Balla

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI